Reece James ka pasur një sezon me batica dhe zbatica, pasi lëndimet nuk e kanë lënë të shkëlqej ashtu siç pritej.
Kapiteni i londinezëve tani ka mbetur jashtë fushave dhe i është nënshtruar operimit.
Megjithatë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se James do të rikthehet para fundit të këtij sezoni dhe ai do të grumbullohet.
“Unë mendoj se Reece James do të përfshihet para fundit të sezonit”, tha Mauricio Pochettino në një konferencë shtypi përpara përplasjes me Brentford , siç citohet nga Evening Standard.
“Kjo është shpresa ime, por për mua, prioriteti është ai, që ta ndihmoj të gjejë më të mirën përsëri për t’u ndjerë solid dhe i fortë dhe të mos ketë asnjë dyshim për të dalë përsëri në fushë”.