Trajneri argjentinas nuk po bind me skemat e tij te PSG dhe besohet se ai mund të zëvendësohet nga Zinedine Zidane.
Ai së fundmi ka dhënë disa komente për mundësinë që Zidane të afrohet te parisienët, dhe ka shprehur respektin maksimal për ikonën franceze.
“Nuk e di , nuk më takon mua të vendosi. Zidane është trajner i madh, ai e ka dëshmuar këtë te Real Madridi. Mund të drejtojë secilën skuadër. Po ashtu, është francez. Por kjo pyetje duhet t’i bëhet drejtorit sportiv”, ka thënë Pochettino, i pyetur nëse Zidane do ta zëvendësojë atë”, transmeton lajmi.net
“Jo, jo, jo. Shikoni, kur Zidane ishte te Reali, sa thashetheme dëgjonit për mua nga Anglia”, shtoi ai, i pyetur nëse ka presion nga fakti se Zizou do të afrohet te PSG.
Pochettino lidhet ndërkohë me postin e trajnerit të Manchester United, skuadër kjo që ka Ralf Rangnick në krye të stolit, deri në fundin e këtij sezoni.




