Pochettino: Dua të kthehem dhe ta fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

Mauricio Pochettino ka deklaruar ambicien e tij të zjarrtë për t’u rikthyer në Ligën Premier dhe më në fund për të ngritur trofeun që nuk e arriti gjatë kohës së tij te Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

53-vjeçari, i cili tani është në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përpara bashkë-organizimit të Kupës së Botës 2026 ka folur për BBC Sport.

Trajneri argjentinas ka theksuar se futbolli anglez mbetet kulmi dhe ai është i vendosur ta pushtojë atë një ditë.

“Sigurisht që më mungon. Liga Premier është më e mira në botë. Jam shumë i lumtur në SHBA, por gjithmonë mendoj të kthehem një ditë”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Është liga më konkurruese dhe sigurisht që do të doja të kthehesha përsëri… për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”.

“Ishim shumë afër te Tottenham. Dua ta arrij këtë. Jam ende i ri, kam energjinë, përvojën dhe motivimin për të provuar në të ardhmen”, përfundoi trajneri argjentinas.