Mauricio Pochettino dëshiron të rikthehet në Premier League, pas një aventure jo shumë të mirë me Paris Saint Germain.
Mediet në Francë raportojnë se argjentinasi nuk po ndihet më pjesë e klubit parisien, transmeton lajmi.net.
Dëshira e teknikut është të rikthehet pikërisht në Angli, aty ku pati merita të mëdha për rikthimin e Tottenham si skuadër konkurruese.
Gjithsesi, të paktën tani për tani, nuk ka ndonjë ekip që ka shprehur interesim për trajnerin. Ditë më parë u përfol se vendin e tij te PSG mund ta zë Zinedine Zidane, por këta zëra u demantuan shpejt nga të afërm të lojtarit.




