Po të mos kishin gënjyer për “kryeministrin shqiptar”, nuk do të fitonin as pesë deputetë

Xhevdet Hajredini

Pa votat e shqiptarëve, të cilët i mashtruan se votojnë për kryeministër të parë shqiptarë, si dhe të atyre që prej kohës së Gruevskit marrin paga pa shkuar në punë, jo 15, s’do kishin as 5 deputetë.

Ka gjasa, mashtruesit e shqiptarëve, kryeministrin e parë shqiptar ta harrojnë edhe para se të kalojnë më pak se 24 orë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.
E shkruajtur para se të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.
Mashtruesit tani, pa fije turpi, thonë se kryeministri paska qenë vetëm simbolik.

Fitoi BDI 15 deputetë duke I mashtruar votuesit ta rrethojnë numrin 9, jo për listën e deputetëve, po për Naser Ziberin si kryeministrin e parë shqiptar.
Tani Teuta doli në tv.24 dhe na tregoi se oferta e duit për kryeministër shqiptar vetëm se qenka korekte, se e paskan pranuar një numër i madh i shqiptarëve, se për të vlen vetëm të bisedohet, se procesi i negociatave do të tregojë se cila është përqindja e realizimit të kësaj ideje(?!) dhe më në fund, se dui nuk është parti blofe(DUI ne e bleferska partija).
Të presim edhe pak, që të shohim se sa përqind Naseri do të jetë kryemimistër dhe se a do ta dëgjojnë ministrat maqedonas, apo do punojnë sipas urdhërave të liderit të partisë, si ç’kanë vepruar deri tani këta të BDI-së.

Për kryeministër të parë shqiptar, s’ka nevojë dikush ti bindë shqiptarët e Maqedonisë ose gazetarin e Tiranës, Çim Peka. Mjafton nga foltorja e Kuvendit, ai “dikushi”, ta bind një numër të nevojshëm deputetësh maqedonas që të votojnë për kandidatin e propozuar dhe-puna u krye.
Të gjithë e gëzofshim Bajramin e Vogël.