“Po rren”, “Do të takohemi pas emisionit”, “Çka do me m’bo pas emisionit”/ Përplasja e ashpër e Mimoza Kusarit dhe Ardian Gjinit

Një debat i ashpër e me gjuhë fyese është zhvilluar mes kandidatëve për qytetin e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila (LVV-Alternativa) dhe Ardian Gjinit(AAK).

Gjini i drejtohet kandidates së LVV-Alternativa me “po rren”, pasi kjo e kritikoi për një projekt gjatë qeverisjes së tij në Gjakovë.

Pas kësaj, ka reaguar Mimoza Kusari Lila e cila i thotë: “Kujdes gjuhën, se do të takohemi mbas emisionit”.

Çka do me m’bo pas emisionit”, iu kundërpërgjigj me një buzëqeshje Gjini.

Jo, jo mu taku mas emisionit po ekziston një fytyrë, dy gishta nderë që duhet me u taku me njerëz e me fol normal”, tha pastaj Kusari-Lila.

Nuk është hera e parë që kjo dyshe takohen në garën për Gjakovë. Edhe në të kaluarën kanë zhvilluar debate të ashpra.