Edhe pesë raste të vrasjeve të grave të moshuara dhe një përpjekje për vrasje, janë duke i hulumtuar nga organet hetimore, për tu konstatuar nëse janë vepër e vrasësit serik nga vendbanimi Staro Nagoricane të Kumanovës, për të cilin ka indicje serioze se 2 i ka kryer, ka njoftuar TV Telma, transmeton gazeta Lajm.
Burime nga hetimi thonë se kanë dëshmi të sigurta se 25-vjecari T.B. nga fshati i aferte Dragomancë, është autor I vrasjes së 78-vjecares M.S. nga Staro Nagoricane, sepse analiza e AND-së këtë e zbulon. Detajet tjera për viktimat tjera, tani për tani nuk zbulohen.
T. B. ka shpalosur detaje për jetën e tij, kurse në një video shihet nëna e tij, njerka por edhe fotografija e përbashkëtt me anëtarët tjerë të familjes, gjegjësisht fëmijët e njerkës.
Maqedoni Po hetohen edhe 5 vrasje tjera, nëse janë vepër e vrasësit serik...





