Po flitet për largimin e tij, Spalletti bën tatuazh për Napolin

Trajneri i skuadrës italiane, Napolit, Luciano Spalletti ka bërë tatuazh titullin e fituar nga “axurrët” pas 33 vitesh.

Stema e Napolit, numri 3 (titujt e fituar nga ekipi) si dhe kampionati i Seria A ka vendosur Spalletti të “gdhendë” në trupin e tij, shkruan Lajmi.net

Valentino Ruso ishte artisti që mori përsipër t’i bënte këtë tatuazh, ndërsa zbuloi se Spaleti ka bërë tatuazh në krahun e djathtë edhe emrat e tre fëmijëve të tij: Samuel, Federiko dhe Matilde.

Kujtojmë që mediat në Itali po raportojnë për një largim të mundshëm të Spallettit nga Napoli në fund të këtij sezoni. Trajneri dhe De Laurentiis ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re./Lajmi.net/