Po e shajnë Kurtin për situatën në veri, Shkëlzen Gashi reagon ndaj ‘analistëve’ – ja mesazhi i tij

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi ‘analistat’ të cilët e shanin kryeministrin Kurti kur kryetarët e rinj të veriut nuk mund të hynin në zyret e tyre.

“’Mirëpo, tash që këta kryetarë u futën në godinat e këtyre komunave, “analistat” prap po e shajnë kryeministrin e kosovës. Përcaktohuni sabile”, shkroi Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur kryetarët e komunave në veri të kosovës nuk mujshin me hy në godinat e këtyne komunave, “analistat” — me të drejtë — e shajshin kryeministrin e Kosovës. Mirëpo, tash që këta kryetarë u futën në godinat e këtyre komunave, “analistat” prap po e shajnë kryeministrin e Kosovës.

Përcaktohuni sabile!