Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot ka deklaruar se një nga temat e mëdha politike të kryesimit kroat me BE-në do të jetë edhe Samiti për Ballkanin Perëndimor në maj, i caktuar me iniciativë të Zagrebit zyrtar me qëllim përshpejtimin e dinamikës për zgjerim.
Në takimin me gazetarët në Zagreb, Plenkoviq ka thënë se dëshira e Kroacisë është pas 20 vitesh të takimit të parë të Zagrebit e cila e ka hapur perspektivën për shtetet e Juglindjes së Evropës, “të injektohet dinamikë politike në raportet mes atyre shteteve ndaj BE-së”, transmeton Hina.
“Në konsultimet tona para Samitit do të tentojmë të zhvendosim dhe zhbllokojmë atë që për fat të keq nuk ishte vendosur në tetor në Këshillin e BE-së dhe të gjendet mënyrë se si të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Plenkoviq dhe ka shtuar se ky është qëllimi i Kroacisë në konsultimet me KE-në dhe shtetet anëtare.