Plenkoviç: Pres fitoren e Kitaroviçit në balotazh

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç deklaroi se rezultati nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale nuk ishte befasues dhe theksoi se pret që presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç të fitonte në raundin e dytë.

“Në këtë moment mendoj se kjo nuk është befasuese, praktikisht u kristalizuan tre kandidatë, një pjesë e elektoratit të djathtë dhe qendrës së djathtë, u nda midis Grabar-Kitaroviçit dhe Miroslav Skoros dhe për këtë arsye rezultati është ky që është. Për këtë shkak më shumë hapësirë kishte Zoran Milanoviç”, tha Plenkoviq pas shpalljes së rezultateve jozyrtare.

Ai njoftoi se ‘’në raundin e dyte pres një zgjidhje të mençur që është në të mirë të Kroacisë”.

Gjatë 15 ditëve të ardhshme të fushatës para raundit të dytë, Plenkoviç paralajmëroi më shumë debate dhe paraqitje publike të Grabar-Kitaroviçit, ku ajo do të japë mesazhet kryesore për Kroacinë gjatë pesë viteve të ardhshme.