Plasin të qeshurat, Kurti me shaka gjatë takimit me presidentin e FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo në historinë e vendit tonë.

Infantino zbarkoi në Kosovës në orën 09:00 të mëngjesit ku u prit në Aeroportin “Adem Jashari” nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Më pas i pari i FIFA-së u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky i fundit u pa në humor të mirë gjatë takimit. Në momentin kur Infantino ia dhuroi një top të futbollit si dhuratë ku ishte i shkruar emri i kryeministrit, Kurti në gjuhën angleze i tha Infantinos:

“Meqenëse e keni shkruar emrin tim, mund t’i tregoj opozitës që të më godas këtu”, shaka kjo e cila solli të qeshura tek të gjithë të pranishmit në këtë takim.