Plani për largimin nga puna të 5.000 administratorëve shqiptarë në Maqedoni!

Albert Hajredini
Sa shumë po më dhimbsen shqiptarët e mij, që ende nuk po e kuptojnë sherrin e udhëheqësve të BDI-së. Sa shumë po dhimbsen ata 5 mijë shqiptarë që së shpejti do të largohen nga puna në administratë, pa e vërejtur fare.
Si nuk po mundem t’ua jap sytë e mi që ta shohin planin famëkeq të BDI-së për t’i larguar nga puna, në kuadër të operacionit “Punësim i shqiptarëve në kompanitë private”.

Të mos e zgjas më shumë, ja si është plani në pika të shkurtra:

BDI tani e ka ministrin e financave. Nuk mund më të arsyetohen para anëtarësisë në stilin “ne dojmë të ju punësojmë por ka qëllu shumë i keq Trajko Sllavevski, Zoran Stavrevski, Tevdovski, Nina Angellovska edhe nuk po nënshkruajnë leje për vend të ri pune”. Tani nxjerrin temë tjetërÇ Punësimin e shqiptarëve në kompanitë private, deri sa përqindja e shqiptarëve në ndërmarrjet shtetërore që i udhëheqë BDI-ja është nën 5 për qind.
Çështja tjetër është se duhet të largohen nga puna së paku 5 mijë (e ndoshta edhe më tepër) administratorë shqiptarë të pranuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe duhet të stopohet punësimi i mëtejmë i shqiptarëve për të rritur përfaqësimin adekuat nga 14 për qind, sa është tani, në 25 për qind.
Për këtë arsye BDI ka shpi(f)kur planin për “Punësim në kompanitë private”. Shqiptarët që do të largohen nga puna në administratën publike, do të punësohen përkohësisht në kompani private. Aty do të qëndrojnë një ose dy vite, deri sa shteti t’u japë subvencione buxhetore dhe pastaj do të largohen. Do të largohen një nga një, jo të gjithë bashkë, që të mos ketë ndonjë revoltë të organizuar. Dhjetë do të përjashtohen, tjerët do të heshtin. Pastaj edhe 50-të, edhe 100, e kështu me radhë. Ky skenar do të zbatohet në stilin “Përçaj, e përjashto”. Disa do të largohen, disa do të heshtin me shpresë se do të shpëtojnë, deri sa t’u vijë radha. Gjatë gjithë kohës së realizmit të këtij plani antishqiptar, rrjetet sociale do të jenë të mbushura përplot me fotografi të Ali Ahmetit me uniformë të UÇK-së, kurse do të kurdiset edhe ndonjë skenar ose incident për të defokusuar vëmendjen e opinionit.
Në fund skam çka të shtoj tjetër, përveç të shpreh keqardhje që shqiptarët e mi ende nuk u mësuan me gënjeshtrat dhe me sherrin e kësaj partie?
Mjafton ta shihni se sa reklamë i bëjnë këtij plani mediumet maqedonase dhe do ta kuptoni që ai është në dëm të shqiptarëve.

Loading...