Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që të udhëtojë drejt Qipros më vonë gjatë javës.
Arsyeja e kësaj është diskutimi I planeve për krijimin e një korridori detar për të dërguar ndihma drejt Gazës, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv
Ajo do të takohet me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, në Nikosia dhe do të zhvillojë vizitë në portin e Larnaca. Nga Zyra për Media e Komisionit Evropian është bërë me dije se vizita e Von der Leyen do të jetë dyditore.
Institucioni që ajo drejton ka mbështetur më parë idenë e propozuar nga Qipro për hapjen e këtij korridori.