Plaku mbyt plakun, aksidentalisht? (VIDEO)

Një banor i shtëpisë të moshuarve në Istog, ka mbetur i vdekur pasi që i janë rrëzuar dyert e oborrit mbi të.

Ato ranë mbi 78 vjeçarin kur një i moshuar tjetër tentoi ti hapte ato. Sipas stafit të shtëpisë, i ndjeri ishte duke shëtitur kur ndodhi aksidenti ku ai mori lëndimet të cilave nuk iu mbijetoi as pas dërgimit në QKMF-në e Istogut e më pas në Spitalin e Pejës, njofton Klan Kosova.

71 vjeçari që dyshohet për vrasje nga pakujdesia, u ndalua për 48 orë. Familja e tij dyshojnë se dyert kishin defekt, ndaj u rrëzuan, por këtë e mohojnë nga stafi i shtëpisë ku qëndronin dy të moshuarit.

Dy familjet, ajo e viktimës dhe e të dyshuarit u takuan të martën, teksa të afërmit e78 vjecarit thanë se do iniciojnë procedura ligjore edhe ndaj drejtueseve të shtëpisë.