Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është plagosur në Ferizaj në mbrëmjen e të dielës, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Ferizaj / 21.12.2025 – 23:43. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një plagosje tjetër ka ndodhur edhe në Gjakovë të dielën mbrëma. Një person ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit. Të dyshuarit nuk janë identifikuar.

“Gjakovë / 21.12.2025 – 19:23. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi që dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedure hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.