Plagoset me dy plumba në këmbë 54-vjeçari në Shkodër

Të shtunën rreth orës 10:15 Nikolin Huba, banues në Vaun e Dejës është plagosur. 54-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Arsyeja se përse e kanë plagosur me dy plumba në këmbë nuk është bërë e qartë.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për dinamikën e ngjarjes e cila ka ndodhur afër shkollës Pyjore në Shkodër, ndërsa po kontrollohet e gjithë zona për të bërë të mundur kapjen e autorit.