Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në ora 22:30 minuta në rajonin e Qendrës në Shkup, policia ka privuar nga liria E.A. (18) nga Shtipi, për të cilin ka qenë ekziston urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg, si dhe një 17-vjeçare nga Shkupi, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale “plaçkitje”.
“Në parkingun e RTVM-së, ata duke kërcënuar me mjet të fortë kanë marrë të holla nga GJ.S. (49) nga f. Zubovë-Strumicë. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat”, theksojnë nga MPB.






