Nga MPB njoftojnë se mëngjesin e sotëm është plaçkitur një pompë benzine në rajonin e Shkupit, përcjell TV21. Është marrë në rrugën Katllanovë – Petrovec.
“Me datë 14.02.2022 në ora 05.05 në SPB Shkup është raportuar se në një pompë të benzinës në rrugën Katllanovë – Petrovec një person duke kërcënuar punonjësin ka marrë qarkullimin ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.






