Pjesëtarë të Njësisë Speciale vendosen afër stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut

Numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës është rritur dhe vendosur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë ditës sot para stacionit të policisë kanë protestuar një numër i qytetarëve serbë, kjo duke kërkuar lirimin e katër serbëve që u arrestuar dje më 10 shtator.

Policia e Kosovës kishte arrestuar mbrëmjen e së hënës katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.

Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, kishte bërë të ditur për Klankosova.tv se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit. Të arrestuarit janë të moshës 21-23 vjeçare. /Klankosova.tv