Pjanic zhgënjen PSG-në, largohet nga Juve vetëm për Barçën

Paris Saint-Gemaini kishte shpresuar se do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e Miralem Pjanicit për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, mesfushori i Juventusit i ka të qarta planet për të ardhmen. Sipas Mundo Deportivo, ai do të largohet nga Juventusi vetëm nëse shkon në Barcelonë.

Barcelona dhe Juventusi kishin qenë në bisedime për të arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve, që do të rezultonte në transferimin e Pjanicit në Camp Nou. Megjithatë, PSG-ja e komplikoi këtë marrëveshje, duke shprehur interesim për boshnjakun, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkruan se Paris Saint-Germaini nuk ka asnjë mundësi ta sigurojë transferimin e Pjanicit, pasi që i vetmi opsion që i intereson futbollistit është Barcelona.

Sipas po të njëjtit medium. Pjanici tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Ai do të largohet nga Juventusi vetëm nëse transferohet në Barcelonë, përndryshe do të qëndrojë në Allianz Stadium.

Boshnjaku e dëshiron transferimin në Barcelonë pasi që i pëlqen stili i lojës së katalonasve dhe mendon se do të përshtatej me atë stil, si dhe mendon se mund t’i ndihmojë Lionel Messit, i cili është motivim shtesë për ta zgjedhur Barcelonën.

Klubet si Paris Saint-Germaini, Chelsea dhe Manchester Unitedi raportohet se kanë shprehur interesim për të deri më tani, megjithatë tani raportohet se ai ua ka bërë të gjithave të qartë synimet e tij.

Barcelona ka qenë e interesuar për Pjanicin që një kohë të gjatë dhe së shpejti pritet t’i bëjë edhe ofertë zyrtare Juventusit për të, përderisa raportohet se Pjanicit do t’i ofrojë kontratë katërvjeçare. /Gazeta Express/