Pjaniç me porosi emocionuese largohet nga Juventusi

Miralem Pjaniçi, pas 4 vitesh largohet nga Juventusi dhe do të forcojë radhët e Barcelonës, ndërsa në anën tjetër, do të niset Arturo Vidal. Reprezentuesi i BeH, për 60 mln euro vjen në “Kamp Nou”, mirëpo edhe pse qëndron deri në fund të sezonit, ai shkroi një porosi emocionuese për ndarjen me Juventusin.

“Arrita këtu para katër vitesh, me qëllim që të fitojë gjithçka. Edhe pse nuk do të arrini një gjë të tillë, si futbollist i Juventusit, duhet vazhdimisht të bësh një gjë të tillë. Ishin katër vite intensive, ku kam punuar me shumë futbollist profesionist, por para se gjithash miq të sinqertë. Me ata kam ndarë fitoret dhe rekordet, por edhe disfatat, që janë një hap drejt përfundimit. Ishin vite në të cilët janë pjeskur si njeri dhe baba,” ka shkruar Pjaniç.

Futbollisti mesfushor pas 9 vitesh largohet nga Italia dhe do të mundohet që të dëshmojë veten në Primera Divizonin në Spanjë.

Loading...