Në fillim dyshohet se ka djegur shtëpinë e tij dhe kasollen e më pas ka tentuar të djegë edhe një shtëpi tjetër. Këto janë akuzat e para që rëndojnë mbi 57 vjeçarin nga Merova e Tetovës.
57 vjeçari nga fshati Merovë mbrëmë ka tentuar të djeg disa shtëpi në këtë fshat. Ai ka arritur që t’i vë zjarrin vetëm një shtëpie dhe kasolles pasi i njëjti është ndaluar nga banorët që mos t’iu vë zjarrin shtëpive të tjera.
Banorët tregojnë se rasti ka ndodhur gjatë kohës së iftarit, ndërsa thonë se i dyshuari pak kohë më parë është liruar nga burgu.
Po e fikën ekipet zjarrfikëse. Erdhëm i gjithë fshati.
Njërën e fikën shoqëria, njëra u dogj. Edhe vet ishte djegur. Jo nuk ishte mirë. Pasi mbet i vetëm e humbi kontrollin. Nuk dinte as çfarë fliste, as çfarë bënte.
Pas dy orësh intervenim zjarri u lokalizua tërësisht.
Përndryshe, nga SPB Tetovë informuan se dje është privuar nga liria A.A. nga fshati Merovë pas dyshimit se i njëjti i ka vënë flakën disa shtëpive ndërsa njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Maqedoni Piroman në Tetovë? 57-vjeçari dyshohet për djegien e tre shtëpive dhe të...






