Pikëtakimi LDK-PDK: Rikthimi i administratës së Serbisë në Kosovë

■ Rikthimi i administratës së Serbisë në Kosovë.

● Nënkryetarja e LDK, Hykmete Bajrami: do të kthehemi aty ku kemi qenë, para largimit të administratës serbe nga Albin Kurti (2 Nëntor 2025).

● Ish-kandidati i PDK për kryeministër, Bedri Hamza: do të revidohen të gjitha veprimet e Kurtit kundër institucioneve serbe brenda Kosovës dhe, pra, do të rikthehet gjendja që ka qenë para Kurtit (9 Gusht 2024).

Asnjeri qëndrim nuk është përgënjeshtruar nga asnjëra parti si qëndrim i vetë partisë përkatëse.

■ Administrata e Serbisë, deri kur u ndalua nga Kurti, ka vepruar sipas ligjeve të Serbisë cep më cep Kosovës, jo vetëm në veri të saj. Zyra, komuna paralele serbe që ofronin të gjitha shëbimet që ofrojnë komunat, ka pasur në Pejë, në Skënderajn e Sami Lushtakut, në Rahovec, në Shterpcë. Kudo në jug, në lindje, në perëndim e juglindje të Kosovës.

Revidimi i largimit të kësaj administrate, siç thotë kandidati i PDK-së për kryeministër, dhe rikthimi i tyre, aty ku kemi qenë para Albinit, siç thotë së fundi edhe nënkryetarja e LDK-së, tashmë ka vulosur bashkimin e këtyre dy partive kundër Albin Kurtit dhe LVV-së.

■ Veç kësaj, pikëtakime janë edhe zotimi për revidimin dhe kthimin aty ku kemi qenë para politikave sociale e zhvillimore të Albin Kurtit, te pilitikat e fuqizimit te pak oligarkëve.
Mbetet të presim se si e shohin qytetarët votues qeverisjen e Kurtit dhe zotimin e dy partive të bashkuara për rikthimin e pranisë së administratës serbe në Kosovë dhe politikat e pasurimit të oligarkëve e të lënies së qytetarëve në meshirën e tyre.

*Status facebook’u i prof.dr. Hysamedin Feraj