Phillips gati të ulë pagën për tu larguar nga Manchetser City

Kalvin Phillips do të heqë dorë nga një pagesë e madhe, për të ndërprerë lidhjet e tij me Manchester Cityn në janar.
27-vjeçari më në fund e ka pranuar se shansi i tij i vetëm për të luajtur futboll të rregullt do të jetë një largim nga “Etihad”, me vendin e tij në planet e Gareth Southgate në Euro gjithashtu në rrezik, shkruan lajmi.net.

Sipas The Sun, disa klube ishin të interesuara gjatë verës, por mesfushori këmbënguli se donte të qëndronte dhe të luftonte për vendin e tij në City.

Newcastle, West Ham dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar.

Dhe nëse City rikuperon afër 42 milionë funte që ai kushtoi nga Leeds dy sezone më parë, një marrëveshje mund të bëhet.

Ata gjithashtu do të dëgjonin ofertat e huazimit – nëse klubi i suksesshëm mbulon pagat e tij dhe jep një zotim për të blerë verën e ardhshme.

Phillips ka ende katër vjet e gjysmë të mbetur në kontratën e tij prej 150,000 funte në javë, dhe City është i gatshëm të paguaj një pjesë të madhe të kësaj për të gjetur një rrugë largimi.