Phil Foden vendos një rekord interesant që lidhet me Pep Guardiolan

Ylli premtues i Manchester City ka vendosur një rekord interesant që lidhet me Pep Guardiolan, me paraqitjen e mbrëmshme ndaj Brighton.

I riu anglez, Phil Foden është bërë lojtari më i ri që arrin 50 paraqitje në nivelin elitar, nën urdhrat e Guardiola, transmeton lajmi.net.

Foden ishte në formacionin startues të Man City në fitoren e mbrëmshme 3:0 ndaj Brighton.

Kjo paraqitje i ndihmoi atij që të vendoste rekordin si lojtari i ri që prek 50 paraqitje me Pep Guardiolan.

21 vjeçari shënjoi këtë rekord me një gol, derisa skuadra e tij u kthye në krye të Premier League.