Fluturimet janë ndaluar në Aeroportin e Munihut në Gjermani të shtunën në mëngjes pas një pamjeje të një droni, raportoi Reuters.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Aeroporti i Munihut u ndal plotësisht, pa asnjë fluturim në gjendje të operonte pas raportimeve për një dron të dyshimtë.
Një numër i madh zyrtarësh policorë kanë dalë në vendngjarje, dhe nuk dihet se sa do të mbesin të pezulluara fluturimet.
Një zëdhënës i Policisë ka thënë se dy pilotë kishin raportuar se kanë parë një dron.
“Në koordinim me kontrollin e trafikut ajror, autoritetet e sigurisë vendosën të mbyllnin pistat”, tha ai.
Aeroporti ishte mbyllur dy herë brenda 24 orësh në tetor për shkak të dyshimeve për dronë.



