Pezullimi nga detyra, mbahet seanca për verifikimin e masës për Ballukun

Belinda Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Prokurorinë e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje.Më herët hynë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH Erald Elezi.

Gjyli dhe Elezi janë shoqëruar me polici për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 31 tetor komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim./euronewsalbania/