Pezullimi i grevës në arsim, MASh: Vendimi është në interes të nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e përshëndet vendimin e sotëm të Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SAShK) për pezullimin e grevës në arsim. Nga MASh thonë se vendimi është në interes të nxënësve.

“Duke u nisur nga domosdoshmëria për mbrojtje të interesit të përgjithshëm të qytetarëve ,të drejtës për edukim dhe pasojat të cilat mund të ndodhin kur ky proces ndërpritet, e njëkohësisht duke pasur parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës veproi sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të punës, gjatë ditës së sotme dërgoi kërkesë deri te Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për përcaktimin e ndërmjetësuesit në këtë proces. Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës tregoi gatishmëri për të vazhduar procesin e bisedimeve me partnerët social dhe gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të gjithë në këtë rast. Vendimi i SASHK-ut është në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit së arsimit dhe me të e sigurohet e drejta kushtetuese për arsimim të fëmijëve”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Nga MASH porosisin se do të jenë partner të organizatave sindikale përmes sigurimit të dialogut social me qëllim avancimin e të drejtave të punës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë proces do të jenë të hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe këmbim të mendimeve dhe qëndrimeve.