Petrovska nga Londra: NATO-ja është e bashkuar në garantimin e sigurisë së vendeve anëtare

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe delegacioni nga Ministria sot u pritën në Mbretërinë e Bashkuar me ceremoni me nderimet më të larta ushtarake.

“Nga Londra e dërgojmë porosinë se e dënojmë invazionin ndaj Ukrainës. por, njëkohësisht dërgojmë edhe porosi të unitetit të aleatëve dhe gatishmërisë për ta garantuar sigurinë e shteteve – anëtare të Aleancës së NATO-s”, tha Petrovska pas takimit me kolegun e saj britanik, ministrin e Mbrojtjes, Ben Uallas.

Nga shërbimi për shtyp i ministres informojnë se ajo ka porositur se kjo është vizita e parë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe se realizohet në një kohë të vështirë për kontinentin – invazionit ndaj një shteti sovran dhe të pavarur, shoqëruar me vuajtje dhe viktima në njerëz.

Ministri britanik Uallas e konfirmoi qëndrimin se NATO-ja është unike në angazhimin e fuqishëm drejt sigurisë kolektive në NATO. Uallas porositi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është posaçërisht me rëndësi për ruajtjet e sigurisë në rajon dhe u angazhua për përforcim dhe thellim të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.

“Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojmë edhe më tej t’i zhvillojmë kapacitetet dhe t’i përforcojmë aftësitë e ministrisë së Mbrojtjes të RMV-së dhe Armatës së RMV-së”, porositi ministrja Petrovska.

Në kumtesë shtohet se Mbretëria e Bashkuar e mbështetë zhvillimin e kapaciteteve të armatës në disa fusha – në Ministri punon këshilltari britanik për transformim të Armatës, ekipi nga Mbretëria e Bashkuar jep mbështetje për zhvillim në poligonin e armatës “Krivollak”, ndërsa oficerë të vendit tonë kanë mundësi të shkollohen në shkollat më të larta ushtarake në Britani të Madhe.

Pjesëtarët e dy armatave kryejnë stërvitje dhe trajnime të përbashkëta dhe këtë vit ushtarë britanikë do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe deri më tani në poligonin e armatës “Krivollak”, stërvitjen “Përgjigja e shpejtë 22”, planifikuar për në pranverë.