Petrovska: Dy vjet më parë rrumbullakuam qëllimin strategjik – u anëtarësuam në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në mëngjes, në profilin e saj në Fejsbuk kumtoi se data e sotme, 27 mars, është në rendin e më të rëndësishmeve që nga pavarësia e shtetit sepse vendi para dy vjetësh, në këtë datë, u bë anëtare e barabartë e NATO-s.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dy vjet anëtare e NATO-s. Data e sotme është në rendin e më të rëndësishmeve që nga pavarësia e shtetit, ditë kur e rrumbullakuam qëllimin strategjik – anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike. Së bashku jemi më të fuqishëm”, shkroi ministrja Petrovska.

Maqedonia e Veriut para dy viteve u bë vendi-anëtar i 30-të i NATO-s. Në rrethana të jashtëzakonshme, kur bota përballej me pandeminë e Kovid-19, u.d. ambasadorja e vendit në SHBA, Vilma Petkovska në Uashington ia dorëzoi dokumentin origjinal në ratifikim nga Protokolli i Prespës për anëtarësim ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker.

Me rastin e dy viteve anëtarësim në NATO, ndërtesa e MPJ-së mbrëmë ishte ndriçuar me ngjyrat e Aleancës.