Petkoviqit i refuzohet kërkesa për vizitë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shkruar se Petkoviq i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë. “Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.