Petkoviq: “Situata të kthehet para 20 shtatorit, dhe pastaj shkoj në Bruksel”

“Me lëvizjet e njëanshme nga Prishtina, ne jemi në një situatë ku kriza, e shkaktuar kryeministri I KosovësAlbin Kurti, kërcënon të kthehet në diçka shumë më tepër”.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, transmeton Klankosova.tv.

Ai, si i ftuar në RTS, tha se situata duhet të kthehet në periudhën para 20 shtatori, para se të vendosej masa e reciprocitetit ndaj veturave me targa nga Serbia dhe vetëm atëherë ai do të shkojë në Bruksel dhe të bisedojë.