Petkoviq: “Albin Kurti po gjeneron krizë për një grusht votash”

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e zhvilloi aksionin dy ditë më parë në veri “në mënyrë që të ketë diçka për t’u ofruar votuesve të tij në prag të zgjedhjeve lokale”.

“Unë nuk pres asgjë të veçantë, duke pasur parasysh se Perëndimi mbështet Kurtin dhe Prishtinën. Çfarëdo krize që të shkaktojnë, ata janë fëmijë të Perëndimit, ne duhet ta dimë këtë mirë në luftën tonë për Kosovën”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Ai për RTS tha se është e rëndësishme për serbët që të dalin në votime të dielën dhe të fitojnë kandidatët e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.

Petkoviq deklaroi se raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së mbi punën e UNMIK -ut do të paraqitet sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.