Petkov: Vëmendja e bisedimeve do të jetë në çështjet që na bashkojnë

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se është optimist për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Petkov nuk u përgjigj drejtpërdrejt për çështje të caktuara por theksoi se vijon një ritëm i ri i bisedimeve me Shkupin ku do të fokusohen në çështje konkrete.

“Dua të them se për dallim të mënyrës së deritanishme, këto takime do të jenë çdo javë me mundësitë reale të të gjitha Komisioneve, përfshi edhe Komisionin Historik. Do të jemi të vëmendshëm në punët që na bashkojnë, ndërsa çështjet që nuk i kemi sqaruar, do tu japim më tepër afat”, tha mes tjerash Petkov.