Petkov sinjalizoi se mund ta mbështesë përpjekjen e tretë për formimin e qeverisë së re bullgare

Kryeministri i në dorëheqje, Kirill Petkov komentoi se nëse në Asamblenë e 47-të popullore ka 121 deputetë të pavarur, do të jetë shumë i lumtur që do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, nëse nuk ka, sipas tij, është më mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Petkov shtoi se “Vazhdojmë me ndryshimin” nuk ka vërejtje për formimin e qeverisë me mandat të “Bullgarisë Demokratike”.

Të ndodhte kjo nuk do të ishte me rëndësi se kush është në krye të qeverisë. Për ndryshimin nevojiten 121 deputetë, 18 ministra, si dhe një armata me 20-30.000 njerëz, që të bëhet ndryshim i vërtetë, në shërbimet komunale, institucionet e vendeve.

Sipas tij, ka pasur aq shumë role për njerëz që duan të jenë pjesë e ndryshimit në Bullgari. Të jesh pjesë e ndryshimit është detyrë e rëndë – kjo do të thotë të jepni një pjesë të jetës dhe energjisë, pa pasur dividendë për ju, komentoi kryeministri i Bullgarisë në dorëheqje.