Petkov: Me propozimin francez mbrojmë qëndrimin e Bullgarisë

Kryeministri Kiril Petkov sot në Bruksel theksoi se derisa Kuvendi Popullor të marrë vendim, qëndrimi për veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut do të mbetet i njëjtë, përcjell TV21. Ai tha se të gjithë duhet ta dinë se me propozimin francez janë mbrojtur qëndrimet bullgare.

“Ndërsa e dini pse nuk duan të krijojnë kuorum? Sepse kanë frikë, sepse unë nuk mund të zgjedhin kryetar të Kuvendit Popullor. Ata njerëz janë frikacakë, ata njerëz mendojnë vetëm si të manipulojnë, nëse kanë qëndrimin e duhur sot mblidhet komisioni, në ditët në vijim mund të bëhet një diskutim i hapur ku do ta kuptojë i gjithë populli bullgar. Të gjithë duhet ta dinë se ne e kemi mbrojtur qëndrimin me këtë propozim. Kushtetuta është një gjë e rëndësishme, ajo do të ndryshojë. Këto gjëra duhet të thuhen qartë, populli bullgar duhet ta shohë qartë dhe askush të mos përpiqet ta kalojë pataten e nxehtë… Deri para një jave, të gjithë thoshin se kryeministri vetëm do të merr vendim në këtë Këshill, por unë thashë dhe premtova Kuvendi do të sjell, ndërsa nga dje filluan të thonë se nuk duhet të jetë Kuvendi, duhet të jetë kryeministri. Ose te gjithë ju qe tentoni të kaloni pataten e nxehtë jeni frikacake ose jeni hajdutë që tentoni të rrëzoni qeverinë për të vjedhur miliona ose jeni burrështetas. Nëse jenë kështu, shkoni në komision dhe merrni vendimin e duhur, unë do t’u them të gjithë partnerëve të mi të BE-së se deri tash Kuvendi Popullor ka marrë ndonjë vendim, qëndrimi bullgar mbetet ashtu siç ishte”, deklaroi Petkov.