Petkov: Jemi të vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë të jetë në BE

Jemi të venedosur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE, kjo është mirë për rajonin deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për televizionin rumun Digi 24 TV, të emetuar me 9 maj, njoftuan sot mediat bullgare.

Disa nga mediat në vend sot raportojnë se kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se ka vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të jetë në BE dhe se nëse Qeveria në Bullgari bie për shkak të kësaj, nuk është faji i tij. Rrjedhimisht, mediat konstatojnë se bëhet fjalë për një largim të mundshëm të bllokadës nga Sofja në Shkup.

Pyetja e gazetarit dhe përgjigja e kryeministrit bullgar Digi 24: Qeveria juaj ka bërë një hap përpara në situatën me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ka dy vjet që e bllokon këtë vend për fillimin e negociatave me BE-në dhe ju keni bërë një kompromis me qeverinë në Shkup. A është ky kompromis afatgjatë apo mund të ndryshojë diçka nëse qeveria juaj “zhduket”?

Petkov: “Nuk mund të jem përgjegjës për asgjë nëse qeveria ime zhduket”. Nëse qeveria ime mbijeton, dhe unë punoj për këtë çdo ditë, ne jemi të vendosur që e ardhmja në BE e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është atje, ajo duhet të jetë atje. Kjo është e mirë për rajonin. Natyrisht, ka gjëra që duhen bërë ende dhe duhet të punojmë shumë për t’ia arritur. Ne i dimë pengesat dhe problemet që duhen zgjidhur, tani ato vetëm duhet të zgjidhen. “Përveç kësaj, nuk mund të jem përgjegjës për asgjë tjetër në të ardhmen”.