Peticion që viti shkollor në RMV të realizohet në distancë

Derisa anketat tregonin se shumica e prindërve ishin që fëmijët të kthehen në shkolla nga 1 shtatori, nën masa kundër virusit Covid-19, në rrjete sociale po shpërndahet peticioni ku kërkohet që viti shkollor të realizohet në distancë (online).

“Duke e pasur parasysh situatën me Covid-19 në shtet dhe ndikimin e tij në jetën e njeriut, si dhe prindër të brengosur për shëndetin e fëmijëve të tyre, familjes, kuadrit arsimor dhe shëndetin publik, kërkojmë që viti shkollor të realizohet Onlajn – mësim në distancë”, thuhet në peticion.

Kërkojnë që MASH:

të sjell vendim mësimi të realizohet në distancë për ciklin e ulët. Prej klasës së parë deri në të pestë.
njëri nga fëmijët të lirohet nga puna, të lirohet nga puna dhe të ketë orar të punës të shkurtuar.
Si platformë për mësim të zgjedhet Microsoft teams apo ndonjë mjet tjetër adekuat./TV21

Nga ana tjetër, dje dhe sot për mënyrën se si do të realizohet viti shkollor mes Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë realizuar diskutime.