Në faqen e njohur change.org është hapur një peticion që bën thirrje për bashkimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) si një forcë e vetme. Përmes kësaj bëhet thirrje që të bashkohen Sela dhe Taravari, përcjell INA.
Ja thirrja e plotë:
“Në këtë kohë të brishtë politike, bashkimi i Aleanca për Shqiptarët është më i rëndësishëm se kurrë. Si aktivist të kahershëm të kësaj force politike, të përkushtuar ndaj idealeve të demokracisë, përfaqësimit të drejtë dhe dinjitetit qytetar, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ndasitë aktuale brenda strukturave të saj. Ne besojmë se është momenti i fundit që Ziadin Sela dhe Arben Taravari të kapërcejnë veten dhe të dëshmojnë se Aleanca është më shumë se një organizim partiak, ajo është një ide, një përgjegjësi dhe një amanet ndaj qytetarëve shqiptarë”, thuhet në mesazhin e peticionit.
“Prandaj apelojmë që drejtuesit tanë të reflektojnë mbi këtë moment historik dhe të tregojnë gatishmëri për të rikthyer unitetin dhe besimin. Të dashur qytetarë, bashkëpartiakë, aktivistë dhe përkrahës, mbështetja juaj sot është vendimtare. Me nënshkrimin tuaj, ne dërgojmë një mesazh të qartë: uniteti është mbi çdo ambicie personale. Firmosni këtë peticion dhe le të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të fortë për Aleancën për Shqiptarët dhe për të gjithë ne.”
Peticioni për nënshkrim KËTU





