Peshku i ngrirë me parazitë në tregun e Kosovës, AUV del me deklaratë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se në tregun e Kosovës gjendet peshk i ngrirë deti apo oqeani, i cili gjatë përgatitjes mund të shfaqë praninë e parazitëve të llojit Anisakis simplex – një dukuri e njohur në lloje të caktuara të peshkut.