Njerëzit që janë jobesimtarë dhe që janë kundër Zotit të mos përzihen në punët e Kishës, sepse Kisha nuk përzihet në punët e shtetit, ka deklaruar për PlusInfo peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Petar, duke komentuar deklaratën e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, i cili u shpreh kundër ritualit të kungimit (pirje të venës nga një lugë e njëjtë) për pashkët.
“Njerëzit që nuk janë në Kishë të mos përzihen në punët kishtare, sepse besimtarët tanë asnjëherë nuk janë kunguar nga lugë të ndryshme, prandaj nuk do të kungohen as tani. Njerëzit që janë pabesimtarë dhe që janë kundër Zotit, ne të deklarojnë çka të dojnë në opinion, por mos të përzihen në Kishë ashtu siç nuk u përzihemi ne në shtet”, deklaroi peshkopi Petar.





