Pesë viktima dhe 672 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 6.770 testime për Covid-19, prej të cilëve 672 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton Alsat. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima dhe 35 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.046.042 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 160.571. Prej tyre, 150.670 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.532. Numri i rasteve aktive është 4.369.