Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur vrasjen e sotme në Kentucky “një akt të pakuptimtë të dhunës”.
Ai thotë se “shumë amerikanë” po paguajnë “mosveprimet” me jetën e tyre, derisa ai u kërkoi republikanëve në Kongres që të bëjnë më shumë për këtë çështje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Kur do të veprojnë republikanët në Kongres për të mbrojtur komunitetet tona?”
Ndryshe policia në Lousville, Kentucky, e ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.
Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.




