Pesë persona u plagosën pasi mbrojtja ajrore shkatërroi një rakete balistike mbi Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Zyrës së Medias në Abu Dhabi, të lënduarit janë shtetas indianë, të cilët pësuan dëmtime nga mbeturinat që binin pranë Zonës Ekonomike Khalifa të Abu Dhabit (KEZAD). Lëndimet variojnë nga të lehta deri në të moderuara.
Zyra e Medias bëri thirrje që publiku të marrë informacion vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e thashethemeve ose informacionit të paverifikuar. Më herët gjatë ditës, autoritetet raportuan se po i përgjigjeshin dy incidenteve me zjarr në të njëjtën zonë, pas interceptimit të raketës.
Ndërkohë, raportime nga rajoni tregojnë edhe incidente të tjera.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit, ONA, tha se dy dronë goditën portin e Salalahut, duke lënduar një punëtor të huaj dhe shkaktuar dëme të vogla në një vinç.
Agjencia irakiane e lajmeve pro-militante, Sabereen, raportoi sulme të kryera nga Rezistenca Islamike në Irak në disa baza ajrore dhe aeroport në Jordani, përfshirë Bazën Ajrore Mbreti Faisal, Bazën Ajrore Mbreti Abdullah, Aeroportin Mbretëresha Alia dhe të tjera. Nuk raportohet ende për viktima ose dëme të mëdha.


