Në Maqedoninë e Veriut gjatë katër muajve të parë të këtij viti kemi rritje të eksportit për 7.08 përqind dhe rritje të importit për 6.11 përqind, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (me përjashtim të atyre të papërpunuara); si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve”, raportoi Enti.
Maqedonia e Veriut vetëm në muajin prill ka regjistruar deficit tregtar prej 375 milionë euro.
Maqedonia e Veriut më së shumti shkëmbim tregtar në këtë periudhë kryen me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë. Vetëm këta shtete përfshijnë 50.4 përqind e vëllimit të përgjithshëm.
“Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.3% në totalin e këmbimit”, raportoi Enti.



