Pesë persona rrihen mes vete në Deçan, dy prej tyre dërgohen në mbajtje

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit, pas një mosmarrëveshje.

Sipas njoftimit të Policisë personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.