Pesë oficerë shtabor të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, Mehaj: Së bashku jemi gjithmonë më të fortë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë kanë diplomuar pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.

Lexoni të plotë postimin:

Shtohet edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilët diplomojnë në  Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

Në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkrah motrave e vëllezërve oficerë nga FA të Republikës së Shqipërisë.

Ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake.

Dy ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, jemi  duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.

Mirënjohje dhe falënderim vëllazëror për Ministrin Peleshi, gjeneralët Kingji e Bitri, si dhe gjithë personelin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kurse oficerëve të diplomuar urimet për suksese të mëtejme në shërbim dhe karrierë.

Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!