Ka përfunduar konkursi për kryeprokurorin e ri, përcjell TV21. Në thirrjen e Kuvendit janë paraqitur pesë kandidatë. Kandidaturat nga ana e Kuvendit tashmë janë dërguar në Qeveri. Kandidatë janë ushtruesja aktualja e detyrës kryeprokurore Anita Topollova-Isajllovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjyqtari i Gjykatës Themelore Penale, Nenad Savevski, ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale, Vlladimir Pançevski, dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviç.
Kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për këtë në edicionin e mbrëmshëm të “Click Plus”, nuk deshi të komentojë emrat e kandidatëve, vetëm tha se do të presë mendimin e Këshillit të Prokurorëve.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat dërgohen në qeveri, e pastaj qeveria pret mendimin e Këshillit të Prokurorëve, dhe nëse brenda 15 ditëve Këshilli nuk jep mendim, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozimin, por i rekomandon Kuvendit të shpallë një konkurs të ri. kryeprokurori votohet në Kuvend me shumicë të thjeshtë, pra 61 vota.



