Pesë ditë mundësi për studentët e RMV-së për të aplikuar për shujta studentore!

Studentët e Maqedonisë së Veriut kanë pesë ditë mundësi të aplikojnë për shujta studentore. Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e racionit të subvencionuar ndërsa konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej më 1 deri më 5 prill 2026”, raporton Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Aplikimi do të bëhet përmes formës elektronike https://e-uslugi.mon.gov.mk.

“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend”, raporton Ministria.